Urdhrat paradoksalë
nga Dr. Kent M. Keith
Njerëzit janë të palogjikshëm, të paarsyeshëm dhe
egocentrikë.
Duaji ata megjithatë.
Nëse bën mirë, njerëzit do të akuzojnë për motive të
mëtejshme egoiste.
Bëj mirë megjithatë.
Nëse je i suksesshëm, do të fitosh shokë të rrejshëm dhe
armiq të vërtetë.
Ki sukses megjithatë.
E mira që e bën sot, do të harrohet nesër.
Bëj mirë megjithatë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë më të cenueshëm.
Ji megjithatë i ndershëm dhe i sinqertë.
Burrat dhe gratë më të mëdhenj me idetë më të mëdha mund të
rrëzohen nga burrat dhe gratë më të vegjël me idetë më të
vogla.
Bëj megjithatë plane të mëdha.
Njerëzit i përkrahin humbësit, por u shkojnë pas vetëm
fitimtarëve.
Lufto megjithatë për disa humbës.
Çka ke shpenzuar me vite për të ndërtuar, mund të rrënohen
brenda natës.
Megjithatë ndërto.
Disa njerëzve vërtet u duhet ndihma, por mund të të
sulmojnë, nëse u ndihmon.
Ndihmoju njerëzve megjithatë.
Jepi botës më të mirën që ke dhe do të shkelmohesh.
Megjithatë jepi botës më të mirën që ke.
Vielen Dank für diese
Übersetzung an:
Übersetzungsdienst Hoffmann